• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    KQZ thirrje qytetarëve: Kontrolloni emrin në listë brenda këtij afati


    Kontrolloni emrin në listën e zgjedhjeve! Kjo është thirrja që vjen nga KQZ, përmes zëdhënëses Drilona Hoxhaj e cila i referohet ndonjë gabimi në emër apo ndonjë të dhëne tjetër që mund të korrigjohet shpejt, pas 21 majit, data kur lista e zgjedhjeve nuk do mund të ndryshohet më. Edhe ata të cilët janë 17 dhe në datën 30 qershor mbushin 18 vjeç duhet të shkojnë të verifikojnë emrin e tyre në listën zgjedhore në qendrat e votimit sipas njësive, që të mos ketë asnjë shkelje të procedurave zgjedhore.

    Në dalje për mediat zëdhënësja tha: “KQZ është i vendosur të mos lejojë  shkeljet e procedurave ligjore. Nxisim të gjithë qytetarët që ushtrojnë të drejtën  e votës, përfshirë edhe ata që me 30 qershor mbushim  18 vjeç , që të kontrollojnë listat në qendrat e votimit.  Pas datës 21 maj, që është data e fundit, lista e zgjedhjeve nuk mund të ndryshohet. Nxisim qytetarët që të kontrollojnë  emrin e tyre në listë. Shprehja e vullnetit përmes votës është një e drejtë themelore”. Zgjedhjet mbahen në datën 30 qershor. / Copyright/ Tiranapost.al. E.B

    Image result for zedhenesja e KQZ