• Shqip
  • English
  • E martë, 23 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Te gjitha

    KQZ shpërndan fondet për zgjedhjet e 30 qershorit, sa para do të marrin partitë


    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur shpërndarjen e fondeve për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

    Janë 190 milionë lekë nga buxheti i shtetit që do të shpërndahen për partitë, ku pjesën më të madhe e marrin PS dhe PD, përkatësisht 86 dhe 52.8 milionë lekë.

    LSI, si forca e tretë politike do të përfitojë mbi 27 milionë lekë. Më pas vijnë PDIU me 10 milionë, socialdemokratët me rreth 7 milionë lekë.

    Bazuar  në Kodin Zgjedhor, partitë politikë përfitojnë financa nga taksapaguesit, për zhvillimin e fushatës zgjedhore.

    Si ndahen fondet

    Partia Socialiste e Shqipërisë – 86.065.992 lekë

    Partia Demokratike e Shqipërisë – 52.808.975 lekë

    Lëvizja Socialiste për Integrim – 27.160.224 lekë

    Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 10.107.290 lekë

    Partia Socialdemokrate e Shqipërisë – 7.286.685 lekë

    Lista e Barabartë – 6.570.833 lekë./Tiranapost/A.C

    .