Aktualitet

KQZ paralajmëron: Deri në 22:00 keni kohë për të mbaruar numërimin

Ashtu siç edhe e paralajmëroi më herët kreu i KQZ-së, Klement Zguri, rreth orës 22:00 pritet të mbarojë numërimi i votave.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha në një deklaratë për mediat ka thënë të njëjtën gjë, duke u bërë thirrje numëruesve që të përfundojnë numërimin në orën 22:00.

“Të shkojnë menjëherë në vendet e tyre dhe të fillojnë menjëherë procesin e numërimit. Të zbatojnë nenin 142 të kodit zgjedhor, i cili e përcakton që ata duhet të përfundojnë proçesin e numërimit dhe nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve brenda ditës së sotme në orën 22:00. Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përmbën shkak për shkarkimin e tyre. Menjëherë të marrin masat dhe të fillojnë proçesin e numërimit.”, u shpreh Hoxha.

Deri më tani janë numëruar 53.5 % e votave, e përkthyer në shifra 2870 nga 5362 në total./ Copyright Tiranapost.al