Aktualitet

KQZ miraton tabelat e rezultateve, Veliaj rikonfirmohet kryebashkiak i Tiranës

KQZ miraton tabelat e rezultateve, Veliaj rikonfirmohet kryebashkiak i

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi tabelat e rezultateve duke shpallur fituesit për kryetar bashkie në Tiranë e Shkodër, Erion Veliajn dhe Valdrin Pjetrin.

KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër dhe të shpallë fitues për kryetarin e Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetrin, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. KQZ miratoi edhe tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillin Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër.

KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë dhe të shpallë fitues për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. KQZ miratoi Tabelën Përmbeldhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillin Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi në mbledhjen e pasdites së sotme shqyrtimin e kërkesës ankimore me marrjen e provave dhe rinumërimin e rivlerësimin e votave në 11 qendrat e votimit të objektit të kërkesës ankimore të paraqitur nga subjekti zgjedhor partia “Kombëtare Konservatore Albania”. Po ashtu, KQZ vendosi të lërë në fuqi vendimin e KZAZ pas shqyrtimit të kërkesës ankimore paraqitur nga subjekti zgjedhor partia “Aleanca Demokratike e Shqipërisë”. /Tiranapost.al/