• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Politikë Të gjitha

    KQZ i kthen përgjigje Ramës dhe Metës: Nuk shtyhet afati i regjistrimit


    “Nuk kemi fuqi ligjore”, kështu i është përgjigjur anëtari i KQZ, Klement Zguri, letrës së Ramës dhe Metës. Zguri ka theksuar se kërkesa nuk është legjitime, pasi kërkuesit nuk kanë autorizimin përkatës për kërkesë.

    “Personat që kanë bërë kërkesën për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve zgjedhore nuk është legjitime, pasi personat që kanë bërë kërkesën nuk kanë autorizimi për kërkesë. Përmbajtja prek zgjedhjet dhe i prish ato. Sot është data ligjore për të përfunduar regjistrimi”.

    Rama dhe Meta i kanë dërguar sot një letër KQZ-së ku i kërkojnë shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve në zgjedhjet e 18 qershorit./ Copyright Tiranapost.al

    klement zguri

    Klement Zguri