• Shqip
  • English
  • E hënë, 14 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Nis rinumërimi i votave të 11 kutive në Lezhë


    KQZ hapi sot kutitë në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës. Ky vendim është marrë pas ankimimit të kandidatit nga Partia Konservatore, Eduard Ndocaj ,që garoi përballë Pjerin Ndreut, të Partisë Socialiste, i cili u shpall edhe fitues.

    Sot në orën 10:00, KQZ nisi rinumërimi dhe rivlerësimi i votave, ndërkohë që kutitë të kishin mbërritur  më herët.

    Sipas pretendimeve të Eduard Ndocajt, kandidatit për kryebashkiak, në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës ka pasur më shumë vota sesa votues dhe për këtë arsye do të hapen kutitë për të parë nëse ka apo jo shkelje.

    Kodi Zgjedhor parashikon se nëse numri i votave ndikon në rezultatin e zgjedhjeve atëherë shpallen qendrat e pavlefshme./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690