Sport Te gjitha

Kovaçiç: Ronaldo e meriton “Topin e Artë”


Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovaçiç, beson se Cristiano Ronaldo do të shënojë “shumë më tepër” këtë sezon, ndërsa e mbështet shokun e tij të skuadrës për të fituar “Topin e Artë”. Ronaldo ka luftuar për të gjetur golin në La Liga, duke shënuar vetëm dy herë në 10 ndeshje, por përpara ka shënuar tetë herë në Ligën e Kampionëve. Kovaçiç beson se kjo është vetëm një çështje kohe, para se superstari portugez të rimarrë formën e tij më të mirë. “Unë dhe pjesa tjetër e shokëve të mi e shohim Cristianon si gjithmonë, në gjendje të mirë, – tha ndërkombëtari i Kroacisë. – Ai është lojtari më i mirë në botë dhe tashmë ka shënuar gola në këtë sezon, por do të shënojë më shumë gola me siguri. Personalisht, mendoj se ai duhet ta fitojë “Topin e Artë”, sepse sezoni i tij ishte i mrekullueshëm. Ronaldo shënoi shumë gola, fitoi gjithçka me ekipin dhe ishte një pjesë kyçe” /XH.K

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *