Kosova

Kosovë/ Rrëzohet kërkesa e 3 partive, nuk do të rinumërohen votat

Kosovë/ Rrëzohet kërkesa e 3 partive, nuk do të

Rrëzohet kërkesa e disa prej partive politike në Kosovë për të rinumëruar fletët e votimit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa hodhi poshtë kërkesën e PDK-së, LDK-së dhe koalicionit Nisma-AKR-PD, të cilat kishin pretendime se ishin bërë shkelje.

 “Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 08.10.2019, ka shqyrtuar ankesat: Anr.350/2019, të paraqitur nga subjekti politik PDK, Anr.351/2019, e paraqitur nga subjekti politik LDK dhe Anr.353/2019, e paraqitur nga koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 07.10.2019, me të cilën kanë kërkuar që të urdhërohet KQZ-ja, që të bëjë rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës dhe ka marrë vendim për të hedhur si të palejuara ankesat e larttheksuara”, thuhet në njoftimin e PZAP-it./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/perfundon-brenda-2-diteve-numerimi-i-votave-vetevendosja-e-albin-kurtit-shpallet-fituese/