Aktualitet

Kosovë/ Ratifikohet pas 3 vitesh debate, demarkacioni me Malin e Zi

Seanca e sotme parlamentare në Kosovë që kishte në rend të ditës ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, është karakterizuar nga debate të ashpra dhe është ndërprerë 4 herë, pasi deputetët e Vetëvendosjes kanë hedhur gaz lotsjellës brenda ambjenteve të Kuvendit.

Megjithatë, pak minuta më parë qeveria ka arritur të marrë 80 votat e nevojshme duke e ratifikuar këtë marrvëeshje e cila ka marrë 11 vota kundër. Pritet që ratifikimi i kësaj marrëveshjeje të lejojë liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë.

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi e nënshkruar në Vjenë në vitin 2015 kishte krijuar një situatë të tensionuar në Kuvend dhe jashtë saj gjatë kohës sa në krye ishte Isa Mustafa..

Kuvendi u përballë me gaz lotsjellës e gjësende të ndryshme edhe në të kaluarën nga opozita.

Pamundësia për ta çuar tutje marrëveshjen me Malin e Zi, kishin rezultuar në rrëzimin e qeverisë Mustafa. K.H/ tiranapost.al