Aktualitet

Kosovë/ LDK bën thirrje për zgjedhje të parakohshme

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës nëpërmjet një komunikate për mediat i ka bërë thirrje partive të mëdha në Prishtinë që të planifikojnë caktimin e një date të re për zgjedhje të parakohshme për shkak se në vlerësimin e partisë së Isa Mustafës, qeveria nuk gëzon më shumicën në Kuvend.

Përfaqësia e LDK shkruan se vendi nuk mund të qeveriset me një qeveri të pakicës dhe për këtë shkak shprehet se popullit i duhet lënë që të vendosë për fatet e tij.

Deklarata e LDK:

Qeveria nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe në bazë të rregullave të demokracisë, kjo Qeveri konsiderohet e rënë”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj partie politike.

LDK konsideron se temat e rëndësishme për qytetarët e vendit nuk mund të adresohen nga një qeveri e pakicës dhe si rezultat, zgjedhjet e parakohshme, thuhet se janë të domosdoshme.

Andaj, LDK-ja fton që partitë politike të mblidhen sa më parë për të caktuar datën e zgjedhjeve, në mënyrë që këto zgjedhje të jenë të përgatitura si duhet dhe vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm

K.H/ tiranapost.al