Aktualitet

Kosovë/ Demarkacioni pritet të votohet javën e ardhshme në parlament

Marrëveshja e shumëdebatuar në Kosovë për demarkacionin e kufirit me Republikën e Malit të Zi do të shkojë në parlament javën e ardhshme ku pritet të konfirmohet pasi liderët e mazhorancës kryeministri ramush Haradinaj dhe kreu i parlamentit Kadri Veseli u kanë bërë thirrje deputetëve ta votojnë atë.

Marrëveshja është nënshkruar në mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe si e tillë do të shkojë në Kuvend, do të shohim se si do të votohet në Parlament”, tha ajo

Kadrijaj thotë se javën e ardhshme pritet të dërgohet në Komision për t’u analizuar dhe më pas të procedohet në kuvend.

Ndërsa anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Zenun Pajaziti thotë se Komisioni i ri nuk ka dërguar asgjë të re në raport.

“Ky komision nuk ka mandat për marrëveshje të re. E ka marr mandatin për ta shikuar punën e komisionit paraprak. Për mendimin tim është gabim, sepse ai ka qenë komision shtetëror. Ka qenë një komision i cili ka përgatit një marrëveshje, po ashtu ka qenë një komision tjetër ndërkombëtar që e ka aprovu punën e atij komisioni”, tha Pajaziti.

“Ne si PDK e kemi pasur një qëndrim në lidhje me këtë dhe nuk e kemi ndryshuar. Është përgjegjësi e kryeministrit dhe e gjithë spektrit politik që ta analizoj gjithë situatën dhe të veproj në përputhje me interesin qytetar”, tha ai

Më parë marrëveshja për demarkacionin as që ishte dërguar për votim në parlament, pasi opozita e para një viti ku bënte pjesë dhe AAK-ja e Ramush Haradinaj e kundërshtonte demarkacionin edhe me përdorimin e gazit lotsjellës brenda sallës së parlamentit, ngjarje për të cilën ndodhen nën gjykim disa deputetë të lëvizjes “Vetëvendosja”. K.H/ tiranapost.al