• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Shkurt 2020
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Kosovari godet me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj, e reja lë pas foshnjën 2-muajshe


    Një 43-vjeçar nga Kosova ka goditur me thikë ish-bashkëshorten e tij dhe partnerin e saj nga Afganistani duke i lënë të vdekur në vend. Sipas mediave gjermane, në momentin e ngjarjes nëna 32-vjeçare ishte me partnerin e saj në garazhin e një stacioni treni, ndërsa foshnja e tyre dy muajshe ndodhej në makinë.

    Autori dhe gruaja ishin nga Kosova dhe ishin divorcuar.

    Sipas mediave në Kosovë, 43-vjeçari ishte i njohur për dhunën në familje dhe e reja jetonte në strehën e grave të dhunuara në Iserlohn.

    Pas ngjarjes së rëndë, foshnja është marrë nga policia dhe është vënë nën kujdesin e strehës së të rinjve. /Tiranapost.al/

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post