• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Kryesore Të gjitha

    Kosova voton të dielën


    Në Kosovë të dielën mbahen zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Në këto zgjedhje garojnë 5 koalicione të mëdha, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. 1.9 milionë qytetarë të Kosovës kanë të drejtë vote. Parlamenti i Kosovës duhet të ketë 120 deputet, ku 20 vende janë të garantuara për pakicat kombëtare.

    Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë se ata tashmë kanë bërë pothuajse të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit. Në të gjithë Kosovën hapen të dielën 889 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 490 vendvotime. Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Kosovë edhe kësaj radhe do të vëzhgohen nga shumë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtar.

    Ndërkohë, drejtori i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se policia e Kosovës tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe ai garanton siguri në tërë territorin e Kosovës gjatë ditës së zgjedhjeve.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690