Aktualitet

Kosova voton në qershor

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me përfaqësues të partive politike në lidhje me caktimin e datës ku do mbahen zgjedhjet, pas rrëzimit të qeverisë, e cila ndodhi dje pas votimit të mocionit mosbesues ndaj qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa. Presidenti ka hedhur dy datat e tij, 11 ose 18 qershori.

Mediat në Kosovë shkruajnë se pasi ka dëgjuar mendimin e partive politike dhe pas konsultimit me KQZ, Thaçi do vendosë për datën e zgjedhjeve.

“Degjova opinionin e 20 partive politike dhe si president që jam do ta respektoj. Në ditët e ardhshme do caktoj datën e zgjedhjeve edhe pas konsultimit me KQZ-në” ka thënë Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi kërkon monitorim masiv të zgjedhjeve që pritet të vendoset  nëse do të mbahen më 11 apo 18 qershor,  sipas tij në përcaktimin e datës së zgjedhjeve duhet të merren parasysh të gjithë faktorët. E.B