Kosova

Kosova si Shqipëria, mbyllen kazinotë dhe lojërat të fatit

Kosova si Shqipëria, mbyllen kazinotë dhe lojërat të fatit

Me 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim,deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën që pezullon aktivitetin e kazinove dhe lojërave të fatit të vend.

Me miratimin e kësaj rezolute hyn në fuqi vendimi, të pezullohet çdo aktivitet deri në plotësim-ndryshimin e ligjit përkatës. Kjo do të thotë se brenda 30 ditësh, siç e parashikon rezoluta, qeveria e Kosovës duhet të paraqesë ligjin e ri për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit për një periudhë 10 vjeçare. / Tiranapost.al. E.B