Aktualitet

Kosova së shpejti në Interpol

Komiteti Ekzekutiv i Interpolit ka vendosur që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol të vihet në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të mbahet në Pekin, Kinë, nga data 26 deri më 29 shtator 2017, ky njoftim u dha nga qeveria e Kosovës sot. "Pas një pune intensive dhe shumë mujore të Qeverisë së Kosovës, dhe në veçanti të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Republika e Kosovës është afër pranimit në INTERPOL", thuhet në deklaratë.

Qeveria e Kosovës është njoftuar për vendimin përmes një letre drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme Skënder Hyseni nga Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit Jurgen Stock. Qeveria deklaroi se anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të avanconte kapacitetet e Kosovës për të luftuar kundër të gjitha krimeve, si dhe për të forcuar shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të vendit. Tiranapost.al E.B