• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Kosova ofron para për rindërtimin e katedrales ‘Notre Dame’


    Kanë kaluar dy ditë qëkur Notre Dame, katedralja 850 vjeçare e Parisit u dogj, ndonëse u arritën të shpëtoheshin dy kullat. Donacionet kanë qenë me shuma të mëdha, duke iu përgjigjur fushatës së çelur nga presidenti Macron i cili premtoi se Katedralja do bëhet sërish madje më e bukur se ç’ishte.

    Me të parët të pasurit e Francës dhe personazhe të tjerë të njohur dhe liderë, edhe Kosova është ofruar të financojë një shumë parash për rindërtimin e katedrales.

    Image result for Notre Dame

    Duke shpreur keqardhjen për djegien e katedrales, kryeministri Haradinaj gjatë takimit me ambasadorin e Francës Didier Chabert tha se edhe Kosova do ndihmojë në rindërtimin e tij. Megjithatë nuk bëhet me dije shuma e parave. Deri tani janë mbledhur më shumë se 1 miliard dollarë/ Tiranapost.al. E.B

    Se kështu janë francezët! Nëse Pinault dhuroi 100 milion euro për Damën e Parisit, ja sa e preu çekun më i pasuri i Francës

    Në Francë ka plasur debati. Macron thotë se Notre Dame do bëhet më e bukur për 5 vjet, por ja ç’thonë ekspertët