Aktualitet

Kosova në zgjedhje më 11 qershor

Kishte dy data, mes 11 dhe 18 qershorit por presidenti Thaçi ka zgjedhur datën më të afërt, atë të 11 qershorit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të mbahen në datën 11 qershor. Kishte dy data, mes 11 dhe 18 qershor  por presidenti ka zgjedhur datën më të afërt , atë të 11 qershorit. 

Shpallja u bë në mënyrë zyrtare nga presidenti Thaçi, cituar nga mediat e Kosovës.

Dje u votua mocioni i opozitës për të rrëzuar qeverinë e Kosovës, duke prishur kështu koalicionin Thaçi-Mustafa. Brënda 45 ditësh do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Në momentin kur u votua për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të pranishëm ishin 114 deputetë në Kuvend.  Nga të cilët, 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenuan.

Kryeministri Isa Mustafa foli dje para se të votohej pro-rrëzimit  dhe  tha se mocioni ishte pamflet politik pa baza dhe se ishte një tendencë për të fajësuar qeverinë, për keqpërdorimet dhe dëmet që kanë ardhur nga qeveritë e kaluara. Ai e ka quajtur të papranueshme një gjë të tillë. E.B