• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Kosova me ndjenja! Shihni policët si përloten në protestën për vajzën e abuzuar seksualisht


    Ashtu siç u paralajmëruar ditën e djeshme, nxënës, student,anëtarë të shoqërisë civile e të tjerë nga qytete të ndryshme në Kosovë, u mblodhën në Drenas për të protestuar kundër abuzimeve seksuale dhe përdhunimit, lidhur me rastin e 16 vjeçares nga Drenasi e cila u abuzua seksualisht nga profesori Shkëlzen Xhekaj e më pas abuzohet edhe nga polici pranë të cilit shkoi të bënte denoncimin, Vesel Veseli.

    Mediat sociale u mbushën me foto të policëve që u solidarizuan me protestuesit e ndërkohë që disa prej tyre shihen me lot në sy dhe duke përqafuar studentët.
    Njëri nga policët ka shpërthyer në lot pasi u shfaq banderola ironizuese ku thuhet se vlerësohet Polici Përdhunues Vesel Veseli, dhe sipas mediave të Kosovës ai ka thënë se jot ë gjithë pjesëtarët e institucionit ku punon janë të njëjtjë dhe keqtrajtojnë fëmijët dhe qytetarët./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

    “Mësuesi nisi të më shkruante në Facebook!” 16-vjeçarja nga Kosova rrëfen si u abuzua nga profesori dhe polici

    E abuzuan seksualisht mësuesi dhe polici, nëna e 16-vjeçares rrëfehet mes lotësh

    Shkoi të denonconte mësuesin, 16-vjeçarja abuzohet seksualisht edhe nga polici