Kosova

Kosova ndalon me ligj të gjitha llojet e lojërave të fatit për 10 vjet

Kosova ndalon me ligj të gjitha llojet e lojërave të fatit

Pas Shqipërisë, edhe qeveria e Kosovës ka miratuar  projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit. Sipas ligjit ndalohen të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë 10 vjeçare.

Në mbledhjen e Qeverisë, Haradinaj tha se me këtë projektligj ndalohet ë gjitha lojërat e fatit, përveç Lotarisë së Kosovës.

“Qëllimi i hartimit është zbatimi i rezolutës së Kuvendit të Kosovës me të cilën kërkohet nga qeveria ti nis procedurat ligjore për ndalimin deri në miratimin e ligjit për lojërat e fatit. Me këtë projektligj ndalohen te gjitha lojërat e fatit përveç Lotarisë së Kosovës", tha Haradinaj.

Në javën e fundit në Kosovë, dy persona u vranë brenda dy kazinove./Tiranapost/A.C