• Shqip
  • English
  • E enjte, 12 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Sport Të gjitha

    Kosova është Serbi! Historia e dronit në stadium do të përsëritej në Prishtinë


    Kjo pankartë me mbishkrimin “Kosova është Serbi” e kapur në dron do të shpalosej gjatë ndeshjes Kosovë-Çeki në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Por ideatorët u ndaluan nga Policia e Kosovës, ndërsa për ndalimin e tyre reagoi edhe Ministria e Jashtme çeke.

    “Shtetasit çekë janë intervistuar në Komisariatin në Ferizaj, 40 kilometra larg Prishtinës. Pas intervistimit, rreth orës 2:00 të së shtunës janë liruar. Ambasada është në kontakt me të ndaluarit, dhe janë duke shkuar për në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë, Robert Rehak, shkruan irozhlas.cz.

    Lidhur me këtë a pasur reagime edhe nga Shoqata e Futbollit të Republikës së Çekisë, e cila u shpreh se kundërshton çdo sjellje të ngjashme të tifozëve që lidhin politikën me sportin./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post