Kosova Politikë Te gjitha

Kosh!


E ka shënuar në fakt ministri Bushati, i cili ndodhet në Kosovë, në një moment delikat dhe plot ngjarje, që nga vendimi i djeshëm pozitiv për vizat tek debati tejet delikat, tek këmbimi i territoreve.

Zakonisht në fund të vizitave të gjithë politikanët, sidomos diplomatët humbin ose fitojnë pikë. Nuk e dimë çfarë do ndodhë me çështjen e kufijve, por koshin në rrjetë me topin e basketbollit, këtë herë ministri i Jashtëm e bëri vetë në zyrën e kolegut kosovar.

Basketbolli është loja e rinisë jo vetmë e Edi Ramës por edhe e Vuçiç dhe mesa duket për sa kohë që koshi është në zyrën e zotit Veseli, edhe ai mund të këtë qenë basketbollist./ Copyright Tiranapost.al

Screenshot nga postimi i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.