• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Koscielny refuzon udhëtimin në SHBA


    Arsenali ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se mbrojtësi Laurent Koscielny ka refuzuar të udhëtoj me klubin në përgatitjet para-sezonale në SHBA.

    Klubi londinez është ndarë i habitur me veprimin e fundit të kapitenit të tyre, Laurent Koscielny.

    Francezi ka refuzuar udhëtimin me klubin në SHBA dhe këtë e ka njoftuar vet Arsenali me anë të faqeve zyrtare.

    “Laurent Koscielny ka refuzuar të udhëtojë në SHBA për turneun tonë para-sezonal”.

    “Jemi shumë të zhgënjyer nga veprimet e Laurent, të cilat janë kundër udhëzimeve tona”.

    “Shpresojmë ta zgjidhim këtë çështje dhe nuk do të japim asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

    Arsyeja e këtij veprimi të francezit nuk dihet saktësisht, por thuhet se është i interesuar të largohet këtë verë nga Emirates. /XH.K