Aktualitet

Kopshti Botanik/ Gjykata rrëzon Universitetin e Tiranës dhe FSHN

Kopshti Botanik/ Gjykata rrëzon Universitetin e Tiranës dhe FSHN

Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi sot padinë e rektorit të Universitetit të Tiranës dhe dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që kërkonin kundërshtimin e vendimit të qeverisë për transferimin e pronësisë së Kopshtit Botanik nga Universiteti te Bashkia e Tiranës.

Trupi gjykues argumentoi sot se padia e rektorit dhe e dekanit është ngritur në kundërshtim me ligjin dhe se organi që mund të shqyrtojë këtë akt të Këshillit të Ministrave është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë dhe për këtë qëllim padia e paraqitur nga universiteti duhet të rrëzohet dhe të mos merret në shqyrtim.

Ky vendim i hap rrugën realizimit të projektit për hapjen e Kopshtit Botanik ndaj publikut si dhe përmirësimin e kushteve të asaj hapësire, si dhe vënien e tij në shërbim të studentëve për studime të ndryshme./ Tiranapost.al