Aktualitet

Konstituohet qeveria e Kosovës. Kadri Veseli rizgjidhet në krye të Kuvendit

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës sapo u zgjodh ose më saktë u rizgjodh. Ai është 50 vjeçari Kadri Veseli, i partisë PDK i cili mori votat e 62 deputetëve, ndërkohë që 52 votuan kundër tij.

Pas gjashtë seancash të ndërprera, partitë e Koalicionit PAN-AKR dhe ata nga komunitetet pakicë ranë mbrëmë dakord që të mblidhej seanca e sotme dhe të zgjidhej kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Bazuar në Kushtetutën e Kosovës, koalicioni PAN duhet të nominojë në mënyrë zyrtare mandatarin për formimin e qeverisë së re,  ku kandidati është kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kështu, Haradinaj duhet të marrë dekretimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili më pas duhet t'i drejtohet Kryesisë së Kuvendit me kërkesë për thirrjen e seancës për krijimin e Qeverisë. Seanca nisi në orën 14:15 dhe përfundoi në orën 14:27. Përsa i përket nënkryetarëve janë zgjedhur: Aida Derguti,  Xhavit Haliti, Kujtim Shala. Tiranapost.al E.B

kadri