Lajme nga Bota

Kongresmeni amerikan: Serbia ta harrojë integrimin në BE pa njohur Kosovën

Kongresmeni amerikan: Serbia ta harrojë integrimin në BE pa njohur

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka paralajmëruar Serbinë se nuk do të ketë integrim në BE pa njohur pavarësinë e Kosovës. Engel iu referua apelit të ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit, që tha se Kosova është e pavarur, dhe njohja e këtij realiteti është e vetmja mënyrë që Serbia të ecë përpara në rrugën drejt Europës.

“Serbia duhet t’i trajtojë me shumë kujdes fjalët e ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit të bëra të enjten, sepse nuk do të mund të integrohen në Bashkimin Evropian derisa nuk e njohin Kosovën”, deklaroi Engel.

Aktualisht dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngrirë, ndërsa ndërkombëtarët kanë shtuar presionin ndaj Ramush Haradinajt për pezullimin e taksës 100% ndaj Serbisë. Nga ana tjetër, dy krerët e shteteve, Thaçi dhe Vuçiç kanë hedhur idenë e korrigjimit të kufijve./Tiranapost/A.C