Politikë

Kongresi i PS-së vë në lëvizje PD-në: Publikohet axhenda e protestave

Kongresi i PS-së vë në lëvizje PD-në: Publikohet

Kolegji i kryetarëve të Partisë Demokratike vendosi përfundimisht sot axhendën e protestave të opozitës, vetëm pak orë pas përfundimit të Kongresit të PS-së.

Kolegji mori vendimin që protesta e madhe të mbahet të shtunën e 13 prillit.

Gjithashtu raportohet se opozita do të vijojë protestat sa herë që do të mblidhet Parlamenti. Kolegji u mblodh nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, në orën 19:00 pas rikthimit të tij nga Brukseli./ Tiranapost.al