• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Konflikti për pronat, i riu qëllon me armë pronarin e një furre buke


    Një i ri ka rënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me armë pronarin e një furre buke në Kavajë.

    26-vjeçari më inicalet S.T., rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç.

    60 vjeçari momentalisht ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. I riu do të gjykohet për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”./Tiranapost/A.C