• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Konflikt me thika në plazhin e Sarandës, plagoset rëndë një nga pushuesit


    Një debat mes dy pushuesve në lagjen numër 1 në qytetin e Sarandës u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve të ftohta.

    Sipas raportimeve, konflikti nisi për arsye banale, ndërsa i plagosur me thikë mbeti Berti Tahiraj, 40-vjeç nga Vlora.

    I plagosuri është qëlluar 3 herë me thikë në krah dhe gjoks dhe u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin e Sarandës.

    Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./ Tiranapost.al