Aktualitet

Konferenca për teknologjinë në zgjedhje, Lu nuk sheh përfaqësuesit e PS: Janë ende në krevat?

Në konferencën e organizuar nga OSBE-ODIHR për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, ambasadori amerikan Donald Lu ka lëshuar një batutë për përfaqësuesit e mazhorancës, ku përveç Bledi Çuçit nuk vuri re deputetë të tjerë të majtë.

Në fillim të fjalës së tij, ai ka falenderuar opozitën për pjesëmarrjen por më pas ka thënë se përse nuk kishte përfaqësues të mazhorancës duke pyetur nëse po qëndrojnë akoma në krevat.

“Fillimisht falënderoj opozitës që merr pjesë në këtë takim, pse të duhet qëndrojnë akoma në krevat, sepse pak anëtarë të mazhorancës po marrin pjesë këtu. A po e marrin me seriozitet këtë çështje?”, tha Lu.

Në vazhdim të fjalës së tij, ai tregoi edhe eksperiencën amerikane në çështjen e përdorimit të teknologjisë në zgjedhje, duke thënë se puna për reformën zgjedhore dhe përdorimin e teknologjisë duhet të nisë që tani për vitin 2019.

“Ajo që kam mësuar, është e vështirë ta përkthesh, por i referohet vitit 2000 të zgjedhjeve mes Al Gore dhe George Bush dhe zgjedhjet u vendosën përmes rinumërimit të votave. Disa vota kishin disa vrima, por nuk ishin prishur. Vitin e kaluar në zgjedhjet amerikane 75% votuan përmes procesit elektronik, disa votuan me letër që u skanuan dhe u dërguan me kompjuter. Këto teknologji kanë eliminuar problemet me letrën. Por nuk ka qenë e lehtë. Nëse Shqipëria ndërmerr një projekt pilot për 2019 puna për buxhetin, teknologjinë dhe mekanizmin implementues të nisë tani. Nëse prisni deri verën tjetër ju siguroj do të jetë dështim”, është shprehur Lu./Tiranapost.al