Aktualitet

Koncesioni i rrugës Milot-Balldren është anuluar

Koncesioni i rrugës Milot-Balldren është anuluar

Zv/kryeministri Erion Braçe deklaron se koncesioni i rrugës Milot-Balldren është anuluar, pasi kompania nuk iu përgjigj dot kontratës.

I ftuar në emisionin “Provokacija” në Abc News, Braçe tha:

 “E ka thënë Kryeministri dhe s’dua të bie në përsëritje… kemi bërë PPP e kontrollit shëndetësor (check up). Ta anulojmë ne këtë që tek privati njerëzit e të paguajnë 340 euro. Për mua është shërbim i domosdoshëm që qytetarët duhet ta marrin falas. Kë të anulojmë PPP e sterilizimit të pajisjeve mjekësore? A e dini sa ishte numri i infeksioneve? Si do ta bëjmë të kthehemi tek bisturitë e vjetra. Po hemodializa? Si t’ia bëjmë t’i lëmë njerëzit pa bërë dializën?! A e dini sa janë të gjitha këto që po bërtet opozita? Fatura për PPP është 8.2 miliardë lekë në vit. Për çfarë po bëhet zhurma? Milot-Balldren nuk do të bëhet! Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës. Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet…pse po bërtasin për Milot-Balldren”./ Referuar Abc News