Aktualitet

Komshinj të tillë të heqin trurin...

Kam një problem shumë të madh, dëgjoj çdo gjë që bëjnë komshinjtë ngjitur me mua. Ata janë një familje e madhe dhe në atë shtëpi nuk është kurrë qetësi. Hapat me taka fillojnë që në pikë të mëngjesit. Të gjitha dhomat sjellin zhurmë.

Kur e mora shtëpinë gjeta një vend të qetë që të studioja në njërën dhomë ku të mos dëgjoja asnjë zhurmë. Por është e pamundur, duke filluar që nga çezma, zhurma e pjatave që shpërndahen në tavolinë, dikush dëgjon muzikë e dikush përplas derën. E ndërsa në darkë dëgjoj krevatin që lëviz ndërsa në tualet dikush rri një orë në dush dhe gjithmonë kërkon një peshqir.  Më vjen mirë që ata janë familje e madhe sepse unë jam i vetëm por kjo gjë po më shkatërron. Zonja e shtëpisë nuk pushon për asnjë moment.

Një ditë i pashë të iknin të gjithë dhe u futën në një fugon të vogël dhe thashë me vete: Më në fund, tani do lexoj...por ishte e kotë.. dikush vuri bokset në punë dhe muzika lëvizte edhe muret. Të mos flasim për bisedat që bëjnë...di gjithçka për to, çfarë hëngrën, ku ishin dhe ngjarjet që u kanë ndodhur. Nuk e di se si t'jua them me mirësjellje që dëgjoj të gjitha bisedat e zhurmat në atë shtëpi... Tiranapost.al E.B