Tech

Kompania ideale tekonologjike për të punuar. Facebook zbret nga froni

Kompania ideale tekonologjike për të punuar. Facebook zbret nga froni

Pas një viti tepër të lodhshëm për Facebook, kompania gjigante e ka humbur prestigjin, pasi nuk konsiderohet më kompania më e mirë ku mund të punohet.  Nga vendi i parë, në listën “Vendet/ Kompanitë më të mira për të punuar për vitin 2019", Facebook u rendit në vendin e shtatë në kategorinë e teknologjisë. Raporti vjen në një kohë kur shumë përdorues po heqin dorë nga Facebook, pas skandaleve me vjedhje të dhënash dhe shitjen e adresave dhe paswordeve të përdoruesve nga hakerët.

Renditja e Glasdor bazohet tek tetë faktorë, duke përfshirë balancën mes jetës dhe punës, menaxhimi/ dëmshpërblimi dhe benefitet. Rënie të ndjeshme kanë përjetuar edhe kompani të tjera teknologjike sipas raportit të Glassdor. Po të flasim për Google, shohim se ka rënë tre vende, duke u renditur në vendin e tetë, me një score 4.4. Akoma më poshtë ka rënë Amazon i rankuar me 4.1. Në vendin e parë shpallet Bain & Company, pjesë e Big Three, kompani konsultimi me seli në Amerikë.  Lista e plotë në këtë link/ Tiranapost.al