PolitikëTe gjitha

Komisioni i Ligjeve pa sherr, por me batuta/ Deputeti i PS: Te numri i kompanisë së lobimit më dolën vajza ukrainase


Mbledhja e Komisionit të Ligjeve e cila në qendër kishte kontratat e lotimit të PD-së në SHBA, këtë herë nuk u shoqërua me debate, por me batuta.


Sipas “Panoramës” teksa Besnik Dervishaj po raportonte, deputeti socialist Alket Hysenaj ka kërkuar të dije nëse ai kishte informacion për lidhjet e PD-së me Nik Muzin dhe Binata Trade, pasi sipas tij numri i kontaktit i kësaj kompanie rezulton një klub në Ukrainë.

Alket Hyseni: Keni informacion për lidhjet e Partisë Demokratike me Nik Muzin dhe Binata Trade. Nga numri i kontaktit i kësaj kompanie, del një klub në Ukrainë. TOO LOVE Club.. Takime me vajza ukrainase..

Enkelejd Alibeaj: I paske rënë numrit për takime me vajza nga Ukraina.

Alket Hyseni: Çfarë mund të na thoni për këto lidhje mes PD dhe biznesmenëve rus. Dhe klubeve të natës. Takimeve me vajzat ukrainase.

Oerd Bylykbashi: I paske rënë disa herë numrit të ukrainaseve. Jepja edhe Ulsiut. T’i bjerë dhe Ulsiu.

Ulsi Manja: Zoti Dervishi jepni një përgjigje sepse kjo është një çështje që ka direkt lidhje me të drejtën e informimit. /Tiranapost.al