• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Komisioni i Ekonomisë miraton kontratën për rrugën Milot-Balldren


    Sot në Komisionin e Ekonomisë deputetët e mazhorancës kanë miratuar kontratën koncesionare për rrugën Milot-Balldren. Ndërtimi i këtij aksi ka shkaktuar shumë debat për shkak të kostos, që arrin në vlerën 256 milionë euro. Milot-Balldren është pjesë e paketës 1 miliard euro të koncesioneve, që ndryshe njihet edhe si programi i rindërtimit. Kompania fituese është shpallur kompania që mban emrin “ANK”.

    Sipas formulës së koncensionit rruga do ndërtohet me paratë e kompanisë private, në këmbim qeveria do e shlyejë më këste për 13 vjet duke përfshirë koston e ndërtimit, dhe interesat ndaj kompanisë private.

    Kujtojmë se për këtë rrugë pati diskutime edhe në seancën parlamentare të 30 majit. Kujtojmë se kryeministri Rama tha se rruga Balldrem-Milot dhe Orikum-Dukat do të përmbushin standardet evropiane, ndërsa iu përgjigj akuzave të opozitës se ky projekt është korrupsion.

    Kujtojmë deklaratën e kryeministrit: 

    ‘Do të jetë rrugë e standardi evropian. S’do të pengojë jetën dhe lëvizjen e banorëve në të dyja anët e rrugës, por nuk do t’i lejojë ata të futen në aksin kryesor që do të thotë se do ketë dy rrugë të tjera anësore. Ka dy rrugë të tjera anësore me 9.5 km gjatësi dhe ka 7 km rrugë shërbimesh për ata që jetojnë në anët e rrugëve. Më e rëndësishme është se kjo garanton mirëmbajtje për 13 vjet. Vepra e vetme që meriton respekt është Rruga e Kombit, por jo të gjithë respektin se për faktin që kushtoi mbi 1 miliard euro dhe akoma s’ka mbaruar, kërkon para. Së dyti s’përmbush standardin në të gjithë gjatësinë e vet dhe nuk është se garanton atë që ne u detyruam të bëjmë me vendosjen e pagesës, mirëmbajtjen e vazhdueshme të saj. Me këto kontrata kemi mirëmbajtjen me 13 vjet. Rruga Milot- Balldrem ka dy tunele. Si mund t’i thuhet njerëzve e njëjta gjë në mënyrë të përsëritur. Tjetër është të hapësh 1 km tunel dhe tjetër të shtrosh 1 km rrugë.

    S’mund ta masësh rrugën sikur po mat terital. Si mund të diskutohet për kilometrat në këtë farë feje. Është për të ardhur keq, por nga ana tjetër ne për këtë jemi zgjedhur dhe këtë do bëjmë, të bëjmë gjërat që kemi thënë dhe të themi gjërat që bëjmë. S’mbaj mend një herë kur kam shërbyer si ministër Kulture, një punë e imja, që nuk është bërë shënjestër dhe tabelë qitje për shpifje. Nuk di të gjej një punë, që kanë bërë ata që vetëm shajnë dhe baltosin, që meriton respekt të plotë, pa kushte”, tha Rama.Tiranapost.al E.B

    S’mund ta masësh rrugën, sikur po mat terital! Rama flet për aksin Milot- Balldrem: Në standard europian

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]