Aktualitet

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës do ketë kryetar Ulsi Manjën/ Zbardhen anëtarët e tjerë

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës do ketë kryetar Ulsi

Kuvendi mblidhet në orën 5 e ndërsa Partia Socialiste prej orës 10 të ditës së sotme ndodhej në mbledhje tek Kryesia e Kuvendit për të diskutuar mbi ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta.

Sa i përket komisionit hetimor, në mbledhje u vendos që kryetar të jetë kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja.

Komisioni do ketë në përbërje 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re.

Nga PS janë caktuar anëtarë: Vasilika Hysi, Klodi Ferhati, Bashkim Fino, dhe Alket Hyseni.

Nga opozita-(pritet të zbardhen emrat)

Deputetët e maxhorancës do të votojnë pro ngritjes së këtij komisioni por nuk dihet lëvizja e grupit të drejtuar nga Rudina Hajdari e cila nuk ka qenë dakord me ngritjen kaq shpejt të komisionit hetimor. Më herët Rudina Hajdari ka thënë se ky komision duhet të shtyhet deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, që të shmanget sipas saj pështjellimi i krizës politike, që e cilëson një konflikt personal mes Ramës dhe Metës./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/kuvendi-sot-ceshtje-te-nxehte-per-presidentin-meta/