• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    Komisioni Europian nuk pranon kërkesën e Holandës për të na u kthyer regjimi me viza


    “Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni konsideron se në situatën aktuale rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza”,

    Në një letër dërguar Eurokomisionerit për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitri Avramopoulos, Robert de Groot përfaqësuesi i përhershëm i Holandës në Bashkimin Evropian, ka paraqitur argumentet e Parlamentit holandez të rikthimit të vizave që përmblidhen në tre pika.

    Afati për shqyrtimin e kësaj kërkese është një muaj, datë e cila përfundon sot dhe një zëdhënës i komisionit europian bën të ditur për tirananews.al se në situatën aktuale, rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen.

    “Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni konsideron se në situatën aktuale rrethanat për të nxitur mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza”, bën të ditur për tirananews.al zëdhënësi i KE-së.

    Nëse kërkesa e Holandës do të miratohej atëherë pezullimi i lëvizjes së lirë do të bëhej për një afat prej 9 muajsh dhe gjatë kësaj periudhe Komisioni do të “krijojë një dialog të zgjeruar me shtetin e tretë në fjalë, me qëllim që të korrigjojë rrethanat në fjalë”.Kujtojmë se më 31 maj Holanda dorëzoi zyrtarisht në Komisionin Evropian kërkesën e saj për pezullimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen. Ky artikull i referohet burimeve zyrtare nga Tirana News. Lajmi i konfirmuar edhe nga burime për News 24 dhe Report Tv / Tiranapost.al. E.B

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]