Aktualitet

Komisionet e Vettingut, ja kë propozon Basha

Dalin emrat e parë të kandidatëve të Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit ad hoc i cili do të zgjedhë komisionet e Vettingut, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit.

Emrat e propozuar janë, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Eduard Halimi, Aldo Bumçi, Fatmir Mediu, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Luciano Boci, Albana Vokshi, Gent Strazimiri dhe Jorida Tabaku për anëtarë të komisioneve të Vettingut.

Keta emra pritet te votohen dhe zyrtarizohen sot në seancën e jashtëzakonshme të orës 18:00. Partia Demokratike pritet të votojë sot në Kuvend pro ngritjes së komisioneve të Vettingut, pas një bllokimi tre mujor, që kur opozita bojkotoi Parlamentin./ E.D/ Copyright Tiranapost.al

ad hoc