Aktualitet

Komentuesi i thur vargje për LSI, shihni si i përgjigjet Rama

"...s'ka me bukur sesa kur çohesh i frymëzuar për sport edhe këngë apo jo Edo...të përshëndes", i shkruan një komentues kryeministrit Rama nën foton e postuar mëngjesin e sotëm nga ky i fundit.

Komentuesi i ka thurur disa vargje situatës në të cilën ndodhet koalicioni.

Më poshtë 'teksti i këngës':

Fryn veri moj fryn veri

Fryn veri ne qeveri (2 her)

Esht ne zi moj esht ne zi

edi rama esht ne zi

Sec ka frik moj sec ka frik

ka frik mos ja dredh iliri (1her)

iliri moj iliri

iliri me LSI

vendimtar moj vendimtar

vendimtar ne shqiperi

ka 8 vjet moj ka 8 vjet

ka 8 vjet ne qeveri

si me ed moj si me ed

si me ed dhe me sali

...ska me bukur sesa kur cohesh i frymezuar per sport edhe kenge apo jo edo...te pershendes.

Nërsa përgjigja e kreministrit është po kaq 'e lezetshme': "Kushedi si e ka muziken kjo kenga Arlindo"./ Copyright Tiranapost.al

Rama