Lajme nga Bota

Komediani vdes gjatë shfaqjes, publiku mendon që është pjesë e aktrimit

Komediani vdes gjatë shfaqjes, publiku mendon që është

Komediani veteran i “Stand-up comedy”, Ian Cognito ka ndërruar jetë në skenë gjatë performancës së tij. Komediani britanik, 60-vjeç, u ul në një stol duke marrë frymë rëndë, dhe ra në qetësi për 5 minuta.

Publiku mendonte se kjo ishte pjesë e aktrimit dhe vazhdoi të qeshë me ‘shakanë’, pasi asnjë nuk ishte i vetëdijshëm se Cognito ishte i sëmurë rëndë dhe ai kishte ndërruar jetë.

Ai vdiq në skenë vetëm dhjetë minuta pasi bëri një shaka në lidhje me një rast që i kishte rrezikuar jetën. BBC shkruan se Cognito nuk ishte ndjerë mirë para se ta fillonte shfaqja, por kishte insistuar që të shkonte në skenë./Tiranapost/A.C