• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Komedianët rusë fusin spicat në Ballkan. Zaev merr në telefon Thaçin për t’u sqaruar se ç’ka thënë për kufijtë


    Po bën jehonë në mediat shqiptare, të Kosovës e Maqedonisë lajmi me dy aktorët komedianë rusë të cilët janë shtirur si zyrtarë të lartë dhe kanë marrë në telefon kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe kryeministrin Haradinaj. Lidhur me Zaev, ky i fundit ka përmendur edhe çështjen Kosovë-Serbi lidhur me kufijtë, por sipas tij vetëm ato që ka dëgjuar e lexuar nëpër media.

    Vetë kryeministri maqedonas, pas lajmit që bëri bujë, ka marrë mbrëmë në telefon presidentin Hashim Thaçi me të cilin ka zhvilluar një bisedë për 20 minuta.

    Presidenti Thaçi në një konferencë për mediat sot në mëngjes ka thënë se Zaev e mori për tu sqaruar rreth telefonatës Fake, dhe përgjimeve të publikuara, ndonëse ende nuk ka dalë videoja me Zaev. Thaçi citohet nga Klan Kosova të ketë thënë:

    ”Mbrëmë kam zhvilluar bisedë telefonike 20 minutëshe me kryeministrin Zoran Zaev. Ai më telefonoi si president i Republikës së Kosovës për tu sqaruar se çfarë ka biseduar saktë me njerëzit që e kanë thirrur”.

    Më tej Thaçi sqaron:

    “Ai [Zoran Zaev] ka thënë se ka qenë në një rrethanë që ka rënë pre e mashtrimit dhe e gjitha që ka folur rreth komunave të Kosovës që do t’i jepen Serbisë janë të bazuara në dezinformata dhe lansimet e gazetës Sputnik dhe thashethemeve ruse”. Në të njëjtën kohë Zoran Zaev ka thënë se ato që i ka folur me mashtruesit janë gjëra që nuk qëndrojnë në raport me Kosovën dhe se në të njëjtën kohë nuk ka asnjë informacion zyrtar nga askush për atë që ka deklaruar. Ato janë thashetheme lokale dhe ndërkombëtare që sipas tij (Zoran Zaev) ka rënë pre e dezinformatave ruse. Kosova do të vazhdojë të fuqizojë perspektivën e saj euroatlantike për të hapur rrugë perspektivës në NATO”. Për më shumë klikoni linqet si më poshtë. / Tiranapost.al. E.B

    Zaev reagon pas përgjimeve me komedianët rusë: Thashë ç’kisha dëgjuar në media për kufijtë

    Video/ Zaev bie në kurthin e dy komikëve rusë. U shtirën në telefon si shefi i NATO-s dhe të tjerë

    Zoran Zaev flet për përgjimet: Ishte lojë e komedianëve rusë, nuk dorëhiqem