Aktualitet

Kombëtarja përballet me Islandën në Elbasan Arena, Meta do shkojë, po Rama?

Kombëtarja përballet me Islandën në Elbasan Arena, Meta do

Në orën 20:45 Kombëtarja jonë përballet me Islandën në Elbasan Arena.  Ndeshjen do ta ndjekë nga afër edhe presidenti Meta, i cili shkruan se nuk kishte në plan të shkonte për shkak të angazhimeve të tjera, por thotë se të gjithë duhet të jenë më pranë se asnjëherë ekipit për ta mbështetur. Nuk dihet nëse edhe kryeministri Rama do të shohë nga afër ndeshjen, dhe nëse do të takohet me presidentin Meta në stadium. Kryeministri shpesh herë ka shkuar në Elbasan Arena duke inspektuar punimet dhe e quan një stadium olimpik.

Rama inspekton punimet në stadiumin "Elbasan Arena",  Do e shndërrojmë në stadium Olimpik

Meta shkruan se shpesh tifozët duan vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët: Mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7.

Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit.

Postimi i plotë:

Nuk kisha në plan të shkoja sot në "Elbasan Arena" për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë

se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7.

Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit.

Sot në "Elbasan Arena" me Kuqezinjtë!

-Fotoja cover, e shkrepur tek stadiumi Loro Boriçi, 9 tetor 2017. / Tiranapost.al. 

View this post on Instagram

Nuk kisha në plan të shkoja sot në "Elbasan Arena" për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7. Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit. Sot në "Elbasan Arena" me Kuqezinjtë!???

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare) on