• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Komandanti i zjarrfikësve Durrës rrëfen për herë të parë tek Sokol Balla si e shpëtoi Ramë Lalën nga rrënojat


    Nadir Kabaj, , komandant grupi në zjarrfikëset e Durrësit është një prej heronjve i cili arriti të shpëtonte, por fatkeqësisht të vetmin e familjes Lala që ndodhej në rrënojat e vilës katër Katëshe. Ai ka treguar detaje të operacionit të parrëfyera më parë. Se si e gjeti Ramë Lalën, 17 vjeçarin që tashmë po kurohet në Italia.

    Me datë 25 nëntor isha me shërbim dhe do dorëzoja shërbimin me datë 26, kur ra tërmeti nuk pritëm as sinjal dolëm direkt dhe të gjitha infrmacionet i merrnim gjatë rrugës që të shkonim sa më shpejt që të shpëtonim jetë njerëzish. Zjarrfikësit e mi shkuan direkt tek vila, kurse grupin tjetër tek godinat se kishte qytetarë të bllokuar brenda në objekte.

    Image result for Vila kater kate e familjes Lala"

    Mbërrita te vila, ishte errësirë totale, duhej patjetër të merrja informacion si ishin shperndarë, një komshi më tregoi situatën dhe vilën. Dy kate nuk kishin rënë akoma. Unë u futa direkt në gërmadha, aty dëgjoj personin që kërkonte ndihmë, të Ramë Lalës, nuk ia dija emrin, ja mësova, fillova të komunikoja, e ndihmova të merrte ajër, ishte shumë e vështirë, se një e çarë e vogël ishte, Nga stresi nga situata kërkonte ujë, e kemi mbajt gjithë kohën në kontakt deri sa e nxorrëm. I vendosa një elektrik që të shihte se ishte errësirë.

    Image result for Vila kater kate e familjes Lala"

    Sokol Balla: Ishit i trajnuar apo instikti ju bëri të mbanit Ramë Lalën në kontakt.

    Instikti një dhe kemi parë situata, n aka bërë jeta. Edhe vetë ne s’ka ka rënë për pjesë për tërmete të kësaj natyre. Instikti na shtyu të mbanim në kontakt mos të humbte koshiencën.  Pastaj na erdhën ndihmat.

    Sokol Balla: Si u fute te Gërmadhat? Keni fëmijë?

    Unë kam dy fëmijë, nuk mendoj asnjëherë si zjarrfikës. Por sikur kam fëmijën tim. Vëllane tim, ky është misioni im. Është pjesë e jetës time. E kam ndjenjë…

    Keni pasur raste të tjera?

    Patëm dhe situatën në Lezhë kur u dogjën depot e karburantit, kemi pas dhe situata të tjera. Kam 18 vjet në këtë fushë.

    Po kur e nxorre Ramën,

    aty ishte një motivim se do nxirrnim edhe të tjerë të gjallë. Por nuk e përshkruaj dot, ishte një ndjenjë… Të paktën ai që më kërkoi ndihmë më ato mundësi që kisha e shpëtova. Punën me shumë e bëmë më duar me mjete rrethanore edhe për efekt kohe. Kishte shpresa se do ishin gjallë edhe të tjerët, por struktura e objektit ra, ishte e pamundur edhe pse u përpoqëm.

    Nga Tërmeti fatal, humbën jetën 51 persona, viktima e fundit një vajzë në Tiranë. Nga familja Lala humbën jetën 8 anëtarët dhe një grua po e familjes e cila ndërroi jetë pas varrimit të familjarëve. / Tiranapost.al. 

    Image result for Rame Lala"

    Ramë Lala

     

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post