Aktualitet

Kolegji Zgjedhor mblidhet më 18 Maj për 18 qershorin

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ditën e enjte me 18 maj, ora 12:30, për të shqyrtuar ankimimin e Partisë Agrare Ambientaliste për shpalljen e pavlefshmërisë së regjistrimit të listave të kandidatëve.

Mëngjesin e ditës së sotme u hodh shorit për pesë gjyqtarët që do të shqyrtojnë ankimimin.

Kërkesa u bë nga Partia Agrare Ambientaliste si i vetmi subjekt opozitar i regjistruar në zgjedhje, ndërsa palë e interesuar në proces janë si maxhoranca ashtu edhe opozita.

Nga shorti u përzgjodhën 5 anëtarët e kolegjit që do shqyrtojnë kërkesën, mes të cilëve edhe Gjin Gjoni, anëtar i Gjykatës së Apelit. Tani s'na mbetet gjë tjetër veçse të presim 18 Majin për fatin e 18 qershorit./ E.D/ copyright Tiranapost.al