• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Te gjitha

    Kokën e Assange e do Amerika, por Trump thotë se nuk ka gisht në arrestimin e tij


    Çfarë ka bërë Julian Assange gjatë kohës që qëndronte i strehuar në Ambasadën ekuadoriane në Londër? Sipas presidentit të Ekuadorit ai e ka përdorur ambasadën si një qendër spiunazhi.

    Lenini Moreno tha gjithashtu se asnjë komb tjetër nuk ka ndikuar në vendimin për ti revokuar azilin themeluesit të WikiLeaks, i cili u tërhoq të premten me forcë nga Ambasada dhe u arrestua nga policia britanike.

    Në një intervistë për The Guardian, presidenti Moreno tha se qeveria e kaluar e Ekuadorit i siguroi Assange lehtësira brenda ambasadës për të marrë informacione si dhe për të ndërhyrë me materiale të fshehta në vendet e tjera.

    “Çdo përpjekje për të destabilizuar është një veprim i dënueshëm për Ekuadorin, sepse ne jemi një komb sovran për politikën e secilit vend. Nuk mund të lejojmë shtëpinë tonë, shtëpinë që i hapi dyert, të kthehet në qendër spiunazhi”, citohet të ketë thënë presidenti.

    Moreno i cili erdhi në pushtet në vitin 2017, dha vendimin për ti dhënë fund qëndrimit 7 vjeçar të Assange në ambasadë. Por kush e kërkon aq shumë Assange? Sigurisht që Amerika edhe pse presidenti Trump thotë se nuk ka gisht në dënimin e tij. Nga ana tjetër prokuroria suedeze ka ndër mend të rikthejë hetimin për çështjet e përdhunimit ku akuzohet themeluesi i WikiLeaks edhe pse çështja u mbyll para dy vitesh.

    Frika e Assange është ekstradimi i tij në Amerikë, pasi dyshohet se ai u fut në kompjuterin e Pentagonit dhe nga aty vodhi informacione sekrete shtetërore. / Marrë nga BBC/ Tiranapost.al. E.B

    Image result for Trump

    O zot sa keq duket! Pamela Anderson shpërthen pas arrestimit të Julian Assange

    Julian Assange sa paska ndryshuar. Shihni momentin kur nxirret me forcë nga Ambasada dhe reagimet