Aktualitet

Kokainë në çimento dhe biseda me aplikacion të veçantë, shkatërrohet grupi i drogës

Një rrjet trafiku ndërkombëtar i drogës (kokainë) është zbuluar në Torino të Italisë. Policia e anti-drogës pas disa kohësh të hetimeve ka zbuluar një garazh ku u përgatiste droga.

Droga ishte fshehur dhe miksuar me çimento, e përgatitur në një garazh në Collegno dhe nga atje furnizohej Torinoja nëpërmjet San Salvario, Barriera di Milano, Mirafiori dhe South Moncalieri. Për pasojë janë arrestuar: Arben Bejko Sevrani, 34 vjeç, shqiptar rezident në Torino dhe 4 persona të tjerë.

Trafiku ndërkombëtar i drogës kalonte përmes portit të Roterdamit dhe rrugës ballkanike. Faza e parë e operacionit "On milion" kishte përfunduar në qershor, kur policia kishte arrestuar tre persona dhe zbuloi garazhin ku droga ishte e fshehur në thasë çimentosh.

Policia gjeti makinerinë e "industrisë së drogës". Me një mikser të çimentos të vendosej kokaina duke u miksuar dhe futur në qese të ndryshme ku më pas transportoheshin në në garazh.

Trafikantët kishin marrë masa për të mos u zbuluar, si dhe kishin ndërtuar një aplikacion të veçantë që transkriptonte bisedat në telefonat celularë, të gjitha regjistruar me emra të ndryshëm.