Aktualitet

Kokainë e heroinë, dy vëllezër shqiptarë kokat e drogës në Toskana

Sërish drogë në Itali. Këtë herë në Toskana, policia ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë të cilët merreshin me përpunimin dhe trafikimin e kokainës dhe heroinës.

Kjo bandë kriminale e njohur si "Klani" drejtohej nga dy shqiparët Shkëlzen e Kastriot Kasa të cilët kontrollin tregun e shitjes së kokainës e heroinës në të gjithë territorin e rajonit të Toskanës.

Në fund të këtij operacioni policia italiane ka sekuestruar 80 kg lëndë narkotike.

Dy vëllezërit shqiptarë kishin krijuar në garazhd një rafineri të vërtetë për përpunimin e kokainës dhe heroinës.

Për shpërndarjen e drogës, kjo organizatë punësonte korrierë shqiptarë të ardhur enkas nga Shqipëria të cilëve u garantohej paga prej 1500 euro në muaj, automjeti lëvizës si dhe vendi i fjetjes.

Sipas mediave italiane Shkëlzen Kasa rezulton të jetë pronar i 2 banesave në Parma dhe i një aktivititeti tregtar.

Ndërsa vëllai i tij Kastriot Kasa sipas policisë italiane është pronar i disa aktiviteteve tregtare në Shqipëri si dhe zotëron një vilë super luksoze.

Personat e tjerë të arrestuar janë Ilirjan Luku, Klodian Hakballa, Rezart Sula, Ervin Sgura, Ervin Keci, Erist Piku, Radebor Karina, Enkel Matraku.

Nga hetimet ka rezultuar se të gjithë paratë e gjeneruara nga shitja e drogës kjo organizatë i riciklonte në Shqipëri./ Copyright Tiranapost.al