Aktualitet

Koha për të ngrënë mish qengji

Ushqimet, kryesisht mishi i pulës dhe vezët janë përfshirë në skandale të mëdha, pasi thuhet se janë produkte të kontaminuara dhe me hormone të dëmshme për njeriun. Kjo sugjeron se është koha që të hamë pak mish të freskët, ndoshta duke risjellë dashurinë për mishin e qengjit, që ashtu si ne shqiptarët duket se e preferojnë shumë edhe britanikët.

Menaxheri i fermave të famshme në Davlesford thotë se në këtë periudhë vjeshte duhet të konsumojmë mishin e qengjit, që konsiderohet si mish i shëndetshëm, aq më tepër kur rriten shëndetshëm nëpër ferma. “Është koha perfekte për të ngrënë mish qengji, aq më tepër me skandalet që dolën për mishin e pulës, sallamin e viçit apo lopës. Mishi i qengjit ka cilësinë më të lartë nga gjithë llojet e tjera’, thotë Richard Smith.

daylesford-ryeland-sheep.jpg

Për një komb që e konsumon mishin, qengji është një nga opsionet më të mira për një darkë të bollshme. Megjithatë, shumëllojshmëria e gjerë e racave në bujqësinë britanike do të thotë që qengji i blerë në supermarkete ka tendenca të ndryshojë në shije dhe cilësi dhe se çmimet kanë rënë shumë për shkak të uljes së kërkesave nga frika që është përhapur mbi mishin e kalbur. Tiranapost.al E.B

qengji