Aktualitet

KLP publikon renditjen e kandidatëve për kryeprokuror: Olsian Çela i pari

KLP publikon renditjen e kandidatëve për kryeprokuror:  Olsian

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përfundoi procesin e pikëzimit të tre kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm që u intervistuan ditën e djeshme.

Në krye të listës është vendosur nga KLP, Olsian Çela me 459 pikë, e dyta është kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj e treta me 362 pikë.

“Me këtë proces dhamë një shembull me të cilin besoj që i përgjigjemi edhe skepticizmit që mund të ketë pasur dikush për punën e këtij institucioni. Kuvendi ka kompetencën që të zgjedhë edhe të tretin mes kandidatëve, sidoqoftë që shpresoj që do të marrë parasysh pozicionin e KLP dhe do të votojë atë që ne renditëm të parin”, tha kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

Lista e KLP do të shkojë për votim në Kuvend dhe kandidati fitues duhet të marrë 84 vota. Nëse nga sot dhe brenda 30 ditëve asnjë nga kandidatët nuk merr votat e përcaktuara, kandidati i renditur i pari në listën e KLP shpallet automatikisht Prokuror i Përgjithshëm./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/askush-seshte-i-plotefuqishem-intervistohet-arta-marku-per-kryeprokurore-rasti-kajmaku-tregoi-qe-skam-ndikim-nga-politika/

http://www.tiranapost.al/kandidatja-e-dyte-per-kryeprokurore-para-klp-po-akuzohemi-se-favorizojme-te-fortet-por-sia-lejoj-vetes-te-shkel-ligjin/

http://www.tiranapost.al/kandidati-i-fundit-per-kryeprokuror-ne-klp-kemi-qene-te-ashper-me-shtresat-e-dobeta-prokuroret-sjane-te-pavarur/