Aktualitet

Klosi banorëve të Bulqizës: Do verifikoj kontratën

Prej disa ditësh në protestë, banorët e Fushë-Bulqizës kanë kundërshtuar një kontratë koncensionare për prerjen e pyllit pranë zonës së tyre. Ministri Klosi udhëtoi sot drejt Bulqizës në protestën e radhës së paralajmëruar prej tyre.

Klosi dëgjoi shqetësimet e banorëve që kundërshtojnë kontratën e dhënë disa vite më parë. Në përgjigje të shqetësimit të tyre, ai deklaroi se kjo qeveri ka premtuar se aleanca me qytetarët dhe dëgjimi i zërit të tyre është në themel të qeverisjes.

Ministri deklaroi mbështetjen për çdo shqetësim që shkon në mbrojtje të mjedisit. Klosi deklaroi mbështetjen qytetare dhe institucionale: ” Si qytetar jam me ju, si minister do ndjek procedurat ligjore per verifikimin dhe pezullimin e kontrates” – deklaroi ministri Klosi. Ai tha se do verifikohet si eshte dhene konktrata. “ Paçka se pylli është në pronësi të pushtetit lokal dhe tashmë kontratën duhet ta implementojë kryetari i bashkisë, unë do kërkoj në bazë të inspektimit që ka bërë Inspektorati i Mjedisit, pezullim të kontratës. Ju falënderoj se keni bërë një mision shumë të madh, atë të mbrojtjes”, tha Klosi mes banorëve që brohoritën deklaratën e tij.

“Kemi premtuar mbjelljen e 20 milion e 200 mije peme deri ne 2020. Kjo eshte zone shume e bukur qe nuk duhet te ngrihet mbi v shkaterrimin e mjedisit, por mbi zhvillimin e perdorimit te resurseve natyrore”./ Për Tiranapost.al Elisa Bajrami.